Partia Socialiste kryeson në Berat, Maliqi: Nuk i pranoj këto zgjedhje, kurrë dhe pikë

Politikë

Partia Socialiste kryeson në Berat, Maliqi: Nuk i pranoj këto

Ka ardhur një reagim nga kandidati i LSI në Berat, Lefter Maliqi, i cili nuk e pranon rezultatin që deri tani është dhënë nga KQZ, si në Berat, ashtu edhe në të gjithë vendin.

 

“Të dashur bashkëqytetarët e mi në qarkun e Beratit. Unë, në respekt të vullnetit tuaj, nuk i pranoj këto zgjedhje, kurrë dhe pikë. Votat e mia janë grabitur, janë blerë, janë manipuluar, nga krimi dhe mafia, për mua jo vetëm në qarkun Berat por në gjithë vendin, diçka e tmerrshme fshihet. Rezultati i deritanishëm është skandaloz dhe i pavërtetë.

 Mbetem më i fortë se kurrë, besoj që e vërteta do të zbardhet, dhe ndëshkimi do të jetë i rëndë. Vazhdoj me kokën lart dhe me besim në Zot, drejt sfidave reale me fitore kundër krimit, drogës dhe mafies”, shkruan Maliqi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion