"Brenda vitit të zhvillohet konferenca e parë", Soreca flet për progres raportin e KE-së

Politikë

"Brenda vitit të zhvillohet konferenca e parë", Soreca flet

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar pas daljes së progres raportit për Shqipërinë duke theksuar se vendi ka plotësuar kushtet për të zhvilluar Konferencën e parë ndërqeveriare me BE-në.

“Paketa e Zgjerimit. Shqipëria vazhdon të përmbushë kushtet për hapjen e negociatave. Është vendimtare tani që të bien dakord që (IGC) e parë të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur dhe para fundit të këtij viti”, shkruan ambasadori.

Postimi është rishpërndarë edhe nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

ME TE LEXUARAT