Kërcënoi me thikë 16-vjeçarin dhe i mori 5.000 lekë, në kërkim i mituri në Tiranë

Aktualitet

Kërcënoi me thikë 16-vjeçarin dhe i mori 5.000 lekë,

Policia e Tiranës ka njoftuar mëngjesin e sotëm se ka nisur kërkimet për një 16-vjeçar, pasi ka kërcënuar me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij dhe i ka marrë 5.000 lekë. Blutë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në rrugën “Loni Ligori”.

“Më datë 20.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e një 16-vjeçari, pasi në rrugën “Loni Ligori”, dyshohet se nën kërcënimin e një mjeti prerës, i ka marrë shumën 5.000 lekë, bashkëmoshatarit të tij”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion