Arrestohen 4 persona në Tiranë, dy shpallen në kërkim, ja akuzat që rëndojnë mbi to

Aktualitet

Arrestohen 4 persona në Tiranë, dy shpallen në kërkim, ja

Policia e Tiranës njoftoi mëngjesin e sotëm se ka arrestuar 4 persona dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë. Sipas njoftimit, ka rënë në pranga një 37-vjeçar, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Kanë rënë në pranga 3 persona, pasi janë kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. Ndërsa janë shpallur në kërkim dy persona, pasi kanë goditur me sende të forta një shtetas në Tiranë.

“Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Z., 32 vjeç, pasi në rrugën “Shyqyri Ishmi”, ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës. 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I. K., 23 vjeç, R. Ç., 59 vjeç dhe Sh. S., 41 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Më datë 20.04.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit B. A., 24 vjeç, sepse në bashkëpunim me një shtetas tjetër (punohet për identifikimin e tij), tek Liqeni i Thatë, kanë goditur me sende të forta shtetasin M. R.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore”, njoftoi policia.

ME TE LEXUARAT