‘Defender 21’, Kim: Lajm i mirë, presim disa gjeneralë në SHBA në maj, do vëzhgojnë stërvitjen historike ushtarake

Politikë

‘Defender 21’, Kim: Lajm i mirë, presim disa gjeneralë

Ndërsa na ndajnë dhe pak ditë nga stërvitja më e madhe amerikane që do të zhvillohet në Shqipëri, ka reaguar ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim e cila thotë se në javën e parë të muajit maj do të vijnë në vendin tonë disa gjeneralë të SHBA. Kim thekson se ata do të vëzhgojnë ushtarët e SHBA dhe të Shqipërisë në këtë stërvitje të cilën e quan historike.

“Lajm i mirë: Presim të mirëpresim disa gjeneralë të SHBA në Shqipëri në javën e parë të majit si pjesë e Defender21. Ata do të jenë këtu për të vëzhguar mijëra ushtarë dhe avionë të SHBA dhe të Shqipërisë që punojnë së bashku në këtë stërvitje historike ushtarake”, thotë Kim.

ME TE LEXUARAT