Berisha lë 'gafën' epike në ‘takim virtual’ me shqiptarët e Londrës

Politikë

Berisha lë 'gafën' epike në ‘takim virtual’

Ish kryeministri, Sali Berisha në pamundësi për të shkuar në Britaninë e Madhe ka mbledhur në një takim virtual shqiptarët e Londrës në një takim virtual.

Por pavarësisht se duket se i kishte menduar të gjitha “detajet”, Berisha ka lënë një gafë epike.

Ai u shpreh se është mirënjohës ndaj qeverisë së madhërisë së saj, të ndjerën Elisabeth II. Pasi e ka kuptuar se gaboi (megjithëse se e tha gati 3 herë), Berisha ka kërkuar ndjesë duke qeshur.

“Ambasadori Alastar Smith, është njëlloj McGoinigal. Ky njeri vazhdon të mashtrojë, i thotë qeverisë së tij se Berisha po përpiqet të sulmoje ambasadorin dhe qeverinë e Madhërisë së saj.

E vërteta është se ambasadorit i jam betuar se do e sulmoj publikisht për atë që ka bërë.

Por e vërteta është se unë nuk e kam sulmuar kurrë qeverinë e madhërisë së saj, për të cilën kam shumë respekt.

Dua të dini ju, se ky filloi të ndjekë... madhërisë së tij (qesh) madhërisë së tij, më falni.”- tha Berisha.

ME TE LEXUARAT