Përfundon “BBVK”, këngëtarja e njohur thumbon hapur Lori Hoxhën

Showbiz

Përfundon “BBVK”, këngëtarja e njohur thumbon hapur

Mbrëmjen e djeshme (17 mars) përfundoi edicioni i parë i “Big Brother Vip Kosova”, ku fitues u shpall Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.

Pas fitores së tij reagimet kanë qenë të shumta dhe një i tillë nuk ka munguar as nga Filloreta Raçi-Fifi.

Në komentin e saj këngëtarja ka përgëzuar gjithë produksionin për realizimin e një ‘reality show’ të këtij lloji.

“Stresi, e fitove vëlla”, shkroi fillimisht ajo.

“Big Brother VIP Kosova” hallall për këtë edicion njerëzor, hallall. Me shumë kujdes ruajtët edhe imazhet e këtyre personazheve”, shtoi mes të tjerash Fifi. 

Ky reagim i artistes mori një vëmendje të veçantë, për shkak se qartazi ishte një thumb për produksionin e “BBV Albania”, ku pjesëmarrëse edicionin e parë ishte vetë Fifi. Këngëtarja pas eksperiencës së saj, të cilën e la në gjysmë ka pasur disa mosmarrveshje me produksionin e reality-show-t.

Më herët ajo reagoi për promon e BBVA2, të publikuar nga “Top Channel”, ku produksioni kishte përfshirë edhe momentin kur asaj i kishte rënë të fikët.

Asokohe Fifi u shpreh ashpër duke thënë se “Top Channel”, po i shkatërron jetën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion