Basha reagon në mesnatë ndaj Nishanit: Shpifës që po përcan PD-në

Politikë

Basha reagon në mesnatë ndaj Nishanit: Shpifës që po

Pak minuta para mesnates, kryetari i PD Lulzim Basha ka reaguar ashper ndaj ish presidentit Bujar Nishani ne lidhje me theniet qe ai beri se Basha ka qene ne dijeni se SHBA do ta shpallte Sali Berishen Non grata.  

Ne reagimin e tij Basha e cileson Nishanin nje shpifes qe po percan PD-ne. 

Reagim i kryetarit në detyrë të PD, Lulzim Basha

E kam nisur fushatën për zgjedhjet brenda partisë me bindjen se nga kjo garë duhet të dalim me të fortë dhe më të bashkuar.

Kam refuzuar reagimet që nxisin përçarje edhe pse çdo ditë ndaj meje janë hedhur sulme personale dhe politike të pavërteta dhe të padrejta.

Por çdo gjë e ka një limit. Ndaj sot hedh poshtë me neveri shpifjen e ulët të Bujar Nishanit. Inati e mllefi personal e ka një limit.

Por sot ai limit është kaluar, sepse lidhet me një çështje që ka prekur thellë jo një individ, jo Sali Berishën por gjithë partinë tonë.

Këto shpifje të ulëta i shërbejnë vetëm atyre që bëjnë gjithçka të përçajnë Partinë Demokratike. Dhe unë këtë nuk do ta lejoj.

ME TE LEXUARAT