Kujdes! Njerëzit në Shqipëri po vdesin pa e kuptuar nga ky shkak

Një studim i përbashkët i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Organizatës Ndërkombëtarë të Punës (ILO) në 194 vende të globit ka gjetur se, orët e gjata të punës rrisin fatalitetet që lidhen më sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru.
Harta globale e vdekjeve nga puna e tepërt tregon se Shqipëria është një nga vendet më të ekspozuara në Europë.
Puna mbi 55 orë në javë, shoqërohej me një rrezik 35% më të lartë të goditjes në tru dhe një rrezik me 17% më të lartë të vdekjes nga sëmundja e zemrës, krahasuar me një javë pune që varion nga 35 në 40 orë.
Studimi, i kryer me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO), gjithashtu tregoi se tre të katërtat e atyre që vdiqën si rezultat i orëve të gjata të punës ishin burra të moshës mesatare ose më të vjetër.
Ky studim nuk përfshin periudhën e pandemisë, por zyrtarët e OBSH-së thanë se puna nga distanca dhe ngadalësimi ekonomik mund të kenë rritur rreziqet që lidhen me orët e gjata të punës.
“Ne kemi disa prova që tregojnë se kur vendet hyjnë në bllokim kombëtar, numri i orëve të punës rritet me rreth 10%”, tha oficeri teknik i OBSH Frank Pega.
Raporti shpjegon se orët e gjata të punës janë përgjegjëse për rreth një të tretën e të gjitha sëmundjeve të lidhura me punën, duke e bërë atë barrën më të madhe të sëmundjes profesionale.
OBSH sugjeron që punëdhënësit duhet ta marrin parasysh këtë kur vlerësojnë rreziqet e shëndetit në punë të punëtorëve të tyre. “Është vërtet një vendim i zgjuar të mos rrisni orët e gjata të punës në një krizë ekonomikez”, tha Pega.


