"Basha po imiton Ramën", Nishani: Berisha model i integritetit moral dhe institucional

Politikë

"Basha po imiton Ramën", Nishani: Berisha model i integritetit

Ish presidenti Bujar Nishani i ftuar në emisionin Log. në Abc këtë të martë ka komentuar vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit që e ka shpallur Berishën non grada.

Berisha është shprehur se ky është një vendim që sipas tij nuk e di se në çfarë bazash e ka marrë Departamenti i Shtetit, por sipas tij ai është një model në politike.

Ish presidenti ka theksuar se ai ka pasur mundësinë që të kenë eksperiencë konkrete bashkëpunimi me Berishën duke e njohur si model të integritetit moral dhe institucional.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


“Unë mund të them se personalisht jam person që kam një histori konkrete me Sali Berishën, unë ministër ai kryeministër, unë president ai kryeministër unë dhe Basha kemi eksperienca konkrete dhe kjo ka qenë eksperienca që tregoi se Berisha ishte person model i integritetit moral dhe institucional. Unë bëj avokatin e Berishës por ajo që dua të them është së në ‘97 fati i Berishës ishte në zgrip dhe askush nuk e mendonte se ai do të kthehej më në politikë. Berisha dhe çdo person tjetër ka mundësi që të adoptojë sjelljen me dinamikën që pëson politika.

Në 2025 PD do të shkojë në zgjedhje me një tjetër gjeneratë që është ajo e digjitalizimit. Shqipëria nuk është më as e 2015 jo më e viteve më parë. Kanë ndryshuar interesat e grupimeve shoqërore dhe njerëzit duhet të adaptohen.Jemi shumë të vegjël dhe të pamundshëm për të analizuar arsyet e Departamentit të Shtetit. Unë jam i bindur që çdo vendim i 8 viteve të fundit është ekskluzivisht i Bashës nuk ka pas asnjë ndikim tjetër.

PD në shtatorin që vjen kthehet në parlament me të njëjtën forcë elektorale që ishte në 2019 kur iku nga parlamenti. Nuk më duhet Edi Rama miniaturë në PD por më duhet një person që sjell risi, është imitues i keq i Ramës.

Ndërkohë nëse Berisha do të dënohej nga një gjykatë shqiptare duhet që të distancohet dhe nga partia”, ka thënë Nishani. 

ME TE LEXUARAT