Balluku: Kontrollorët kërkojnë paga 4 mijë dollarëshë, marrin peng Shqipërinë sikur ta kenë tokën e babait

Politikë

Balluku: Kontrollorët kërkojnë paga 4 mijë

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka dalë sërish në një konferencë për shtyp në lidhje me situatën e krijuar në aeroportin e Rinasit, ku kontrollorët e Alcontrol kanë hyrë në grevë duke pezulluar fluturimet.

Me tone të forta, Balluku tha se kjo bëhet vetëm se ata kërkojnë mbi 4 mijë dollarë pagë në kohë pandemie, ndërsa shtoi se “marrin peng Republikën e Shqipërisë sikur ta kenë tokën e babait të vetë.”.

“Për shkak të kësaj emergjence të krijuar në Aeroportin e Rinasit, në portën e vetme që e lidh me Shqipërinë. Kemi situatë të jashtëzakonshme. Kontrollet kanë vendosur që të bëjnë një grevë, tërësisht të paligjshme.

Në kodin e Punës është e përcaktuar qartë që; ndalohet greva për sektorët sensitiv, duke e nënvizuar dhe trafikun ajror.

Ka nisur që dje kjo tratativë e jashtëzakonshme e kontrollorëve të trafikut ajror, por jo nga e gjithë. Për të kërkuar para në kohë pandemie.

Nga 4 mijë e sa dollarë, sepse disa të tjerë e kanë më të ulët, nëse nuk iu afrohen kaq para; atëherë ata marrin peng Republikën e Shqipërisë sikur ta kenë tokën e babait të vetë.”, tha Balluku.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion