Balla: Shqipëria i ka përmbushur kushtet, i bëj thirrje opozitës që…

Politikë

Balla: Shqipëria i ka përmbushur kushtet, i bëj thirrje

Pas Tabakut, fjalën e mori Taulant Balla. Në rolin e nënkryetarit të Këshillit Kombëtar të Integrimit, Balla tha se raporti rikonfirmoi se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave.

"Nëse rikujtojmë raportin për 2020 KE shprehet qartë për përmbushjen e kushteve dhe shpresoj që brenda krishtlindjeve të mbahet konferenca ndërqeveritare. Pavarësisht kësaj rezultat janë të dukshme dhe vullneti i kësaj mazhoranca mbetet i palëkundur dhe nuk jemi as ne dhe as opozita që janë një shumicë e madhe mbështesë e këtij procesi.

Ne si mazhorancë kemi vullnet për progresin e sundimit të ligjit. Mazhoranca do të vijojë mbështetjen zgjatjes së afateve të vetingut dhe jemi të hapur për të bashkëpunuar me opozitën", tha Balla. /shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion