Kërkoi një minutë heshtje për muxhahedinin që humbi jetën, Balla i përgjigjet Berishës për kontrollet në MEK

Politikë

Kërkoi një minutë heshtje për muxhahedinin që humbi

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka hedhur poshtë deklaratat e Sali Berishës për të kaluar në rend të ditës ndërhyrjen e Policisë në kampin e muxhahedinëve në Manzë. Në seancën e sotme parlamentare iu kundërpërgjigj akuzave të Berishës, duke u shprehur se ka 32 vite që bën të njëjtën gjë duke përdorur për qëllime politike ngjarje të tilla.

“Ky që bën sikur i dhemb barku për atë që po heton drejtësia shqiptare bën të njëjtën gjë sa herë që drejtësia bën detyrën e vet. Kuvendi as nuk mund të ndërhyrje në çështje që i takojnë drejtësisë. Koha kur politika apo kuvendi përfshihej në çështje të drejtësisë ka marrë fund një herë e përgjithmonë në themelet që po ngrihet drejtësia e re.

Kjo është një çështje ku policia e shtetit ka zbatuar vendimin dhe urdhrin e prokurorisë dhe në rastin në fjalë të një institucioni siç është SPAK. Përdorimi për qëllime politike edhe i një ngjarjeje për qëllime politike është diçka që ka 32 vite që bën ky personi që sapo foli, bën korbin, bë skifterin dhe ne duhet të vazhdojmë me rendin e ditës. Nuk mund të hedhim në votim diçka që nuk ekziston. S’ka nevojë për votim ecim para”, tha Balla.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion