Zgjedhjet për kreun e ri të PD/ Alibeaj: Të mos manipulohen votat, proceset sovjetike kanë marrë fund

Politikë

Zgjedhjet për kreun e ri të PD/ Alibeaj: Të mos manipulohen

Enkelejd Alibeaj, në një prononcim për gazetarët para Kuvendit, tha se procesi për zgjedhjen e ri të kryetarit të PD-së duhet të jetë transparent dhe të mos manipulohen votat.

“Të mos manipulohen votat dhe të jetë i hapur. Simptomat e dikurshme të proceseve masovike dhe sovjektike në PD kanë marrë fund. Unë e kam bërë të ditur edhe në deklaratën time të mbarimit të mandatit si drejtues të PD në një vit e pak, dhe jam shumë serioz në të gjitha ngarkesat dhe detyrat që marr në parti.

Mund ta them me plot gojën se ka qenë shumë e sukseshme në kuptimin jo vetëm të rezultatit por të asaj çfarë ishte synimi i PD pas një viti luftë nga jashtë edhe brenda. Ishte pikërisht ky që PD të dilte gjallë jo vetëm në numra por edhe në kuptimin e koshiencës”, tha Alibeaj.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion