Arrestimet e zyrtarëve të PS, Rama: Nuk mbrojmë askënd, s`bëjmë si Berisha me 21 janarin

Edi Rama ka folur mbremjen e sotme per nje nga ceshtjet e debatuara lidhur me arrestimin e eksponenteve te PS.
Ai ka theksuars e ne asnje rast, PS nuk do kthehet ne mbrojtese te te akuzuarve, sic beri Berisha ne 2011 me 21 janarin.
I pyetur në lidhje me arrestimet e zyrtarëve për korrupsion, kryeministri Rama tha se PS nuk mbron askënd në përballjen me drejtësinë.
Rama theksoi se raportet me drejtësinë janë të tjera nga ato të vitit 2011, kur vendi drejtohej nga qeveria “Berisha”.
U vranë njerëz në bulevard, prokurorja e Përgjithshme nuk mori dot në pyetje tre njerëz. Ai u bë mbrojtës i një krimi ku ka dorë vetë. Ne mund të mbajmë atë qëndrim që kemi mbajtur.
Nuk jemi studio avokatie e askujt. Sot një nga gjërat për të cilat jemi në tryezë me BE-në është se ne jemi të parët në rajon në integritetin e prokurimeve publike. Kemi 80 pikë, të tjerët janë poshtë.


