Non-grata e Berishës, Rama: E di që nuk e ka nga Soros, por nuk e tregon dot se nga i erdhi...

Politikë

Non-grata e Berishës, Rama: E di që nuk e ka nga Soros, por nuk e

Kryeministri Edi Rama, ka qenë i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, ku ka folur për lobimin e Partisë Demokratike në SHBA dhe shpalljen non-grata të Berishës. 

Rama tha se teoritë që ai ka ndikuar me Soros për shpalljen non-grata të kreut të opozitës, janë "budallallëqe". Ai shtoi se "Amerika nuk blihet", ndërkohë që shprehu habi për shumën e përdorur nga PD për lobimin në SHBA. 

Pjesë nga biseda: 

Rakipi: Fushata e PD është më shumë me sy nga Washingtoni se sa këtu. Opozita thotë që Rama me George Soros, ka manipuluar dhe më kanë shpallur non-grata dhe tani të gjithë sytë janë nga Amerika, që do të rikthejë gjendjen e dikurshme. Kanë lobuar edhe me 6 mln dollarë. Mendojnë se keni bërë luftë kundër tyre dhe po i përgjigjen luftës.

Rama: Bufin e kënetës ti e njeh mirë. As ai vetë nuk e beson atë që thotë. Ai e di shumë mirë nga çfarë i ka ardhur ajo që i ka ardhur. Ai e di që nuk ka lidhje George Soros dhe as unë.

Është kapur pas asaj narrative, sepse diçka do ta thotë. Që të mendosh se mundet një kryeministër, i një vendi si Shqipëria, ose kushdo, Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, të ndikojë një firmë të vetme nga Sekretari i DASH, do të thotë të mos njohësh Amerikën.

Rakipi: Përfshirë edhe Soros?

Rama: Nuk funksionon kështu. Po të ishin SHBA-të një vend që mund të merreshin për hunde nga interesat politike të një vendi atje, apo paratë e kujtdoqoftë, nuk do të ishin superfuqi botërore. Sa ka para bota dhe sa naftë ka, sa ar dhe diktatorë ka bota, që do ta kishin futur në thes Amerikën? 

Rakipi: Amerika në mënyra të ndryshme është sjellë, kanë mbajtur edhe diktatorë në pushtet.

Rama: Ata nuk kanë mundur ta ndikojnë Amerikën në asnjë mënyrë. Ku blihet Amerika me lekë? Ti merr lekët dhe të këput dhe `. 

Historira pastaj budallallëqe, Soros, McGonigal, janë budallallëqe, nuk funksionon kështu. Bufi e di shumë mirë nga i ka ardhur, është i qartë në gjithçka. Nuk e tregon dot ai nga i ka ardhur.

Do të thotë se i meriton ato për të cilat i kanë vënë damkën si familje? Pjesa tjetër, pse nuk u hoq non-grata? Se kanë kaluar 6 muaj. Pse nuk u hoq? Aq më tepër nëse do ta kishte vënë Soros, që është djalli për pjesën tjetër, pse nuk u hoq kjo? Atij shefit të kabinetit të Orbanit, ia hoqën. Po LaCivita çfarë është? Një konsulent që punon për kë i ofron paratë.

Rakipi: Është një lobim, por edhe ju keni lobuar në SHBA. Ku ndryshon lobimi juaj me të këtyre?

Edi Rama: Këtu është një shumë marramendëse, 6 mln dollarë. Lulit për 500 mijë euro, që prapë janë shumë, iu bë gjithë ajo gurgule dhe bufi i bëri gjyqin Lulit për 500 mijë. Tani 6 milionë, çfarë do të thotë?  Kjo kontratë do të jetë një bumerang i madh edhe në SHBA. 

ME TE LEXUARAT