Ambasadorja e SHBA: Politika të mos supozojë rezultatet, të pranojnë gjykimin e votuesve

Politikë

Ambasadorja e SHBA:  Politika të mos supozojë rezultatet, të

Pas përfundimit të procesit të votimit ka reaguar edhe ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim.

\Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se autoritetet e zbatimit të ligjit kanë për detyrë të sigurojnë integritetin e votës, ndërsa politika duhet të pranojë gjykimin e votuesve kur të mbyllet procesi i numërimit.

“Votuesit në Shqipëri dolën me forcë të plotë për të shprehur vullnetin e tyre.

Zgjedhjet dhe autoritetet e zbatimit të ligjit kanë për detyrë të sigurojnë integritetin e votës. Kandidatët dhe udhëheqësit, gjithashtu, kanë detyrën e tyre: të mos supozojnë rezultate, por të pranojnë gjykimin e votuesve kur përfundon numërimi”.

ME TE LEXUARAT