"Identifikimi elektronik, i suksesshëm!", Celibashi tregon nëse u hakua serveri i KQZ-së

Politikë

"Identifikimi elektronik, i suksesshëm!", Celibashi tregon

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediet mbylli përfundimisht në orën 19:00 procesin e votimit në të gjithë vendin.

Celibashi tha se votimi dhe identifikimi elektronik rezultuan të suksesshëm, aq më tepër në një kohë kur tensionet politike dhe paragjykimet ishin prezente.

“Personalisht e mendoj të suksesshëm identifikimin dhe votimin elektronik. Nga 5199 në më pak se 200 nuk u implementua dhe kjo konsiderohet sukses. Në një kohë kaq shumë të shkurtër, me tensione politike dhe paragjykime, të arrish të implementosh këtë sistem është një sukses”, tha Celibashi.

I pyetur se çfarë ndodhi në të vërtetë me sulmin që iu bë serverit të KQZ-së, Kreu i saj theksoi se: “serveri ishte nën sulmin e bllokimit nga nuk e dimë se nga kush. Por ishte serveri i aplikacionit dhe jo faqja në internet e KQZ-së. Nuk ishte hakerim dhe thjeshtë nuk lejonte që operatorët të transmetonin të dhënat. Nuk ishte sulm në të dhënat e serverit.”

Ndërsa nëse ka pasur probleme me komisionerët në rrethe apo në Tiranë, Celibshi shtoi: “ka pasur referime për sjellje të komisionerëve që nuk ishin në përputhej me parashikimet e kodit. Në ato raste kur KQZ ka ushtruar autoritetin e vet dhe kemi pasur kundërpërgjigje pozitive dhe nuk e kanë injoruar njoftimin e KQZ-së.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion