Ambasadorja amerikane: SHBA ka investuar 1.5 miliardë euro në Shqipëri, ju mbështesim fuqishëm

Politikë

Ambasadorja amerikane: SHBA ka investuar 1.5 miliardë euro në

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim shprehet se BERZH ka investuar në Shqipëri 1.5 miliardë €, përfshirë 854 milionë € në projekte aktuale. Kim thekson se SHBA mbështesin fuqimisht përpjekjet për përmirësimin e qeverisjes dhe konkurrencës në Shqipëri.

“Diskutim i mirë sot me M.Colangeli, drejtori i ri për B.Perëndimor i BERZH. SHBA janë aksioneri më i madh i BERZH, themeluar në 15/4/91 për të ndihmuar ish vendet komuniste në rindërtim. Në Shqipëri BERZH ka investuar gjithsej 1.5 miliardë €, përfshirë 854 milionë€ në projekte aktuale.

SHBA mbështesin fuqimisht përpjekjet për përmirësimin e qeverisjes & konkurencës në Shqipëri; fuqizimin e zgjerimit të energjisë & nxitjen e integrimit rajonal të Ballkanit Perëndimor” shkruan Kim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion