U plagosën në Mamurras nga kolegu, dy policët shtrohen te Trauma në Tiranë për mjekim

Aktualitet

U plagosën në Mamurras nga kolegu, dy policët shtrohen te Trauma

Ky është momenti kur dy efektivët e plagosur të policisë së Mamurrasit mbërrijnë me autoambulancë në spitalin e Traumës.

Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj, efektivë të patrullës së Përgjithshme ishin në shërbim kur rreth orës 13:35, në qendër të qytetit të Mamurrasit, disa persona janë konfliktuar me ta.

Një nga punonjësit e Policisë ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar dhe për pasojë janë plagosur dy kolegët e tij, Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj, si dhe një nga personat e përfshirë në konflikt, shtetasin Nikoll Vorfi alias Nikoll Fufi, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Është krijuar menjëherë një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga Specialistë të Hetimit në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme dhe Specialistë të Hetimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, dhe nën drejtimin e drejtuesit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon puna intensive në vendin e ngjarjes, duke administruar çdo provë dhe po marrin dëshmi, me qëllim sqarimin në mënyrë të plotë dhe të gjithanshme të kësaj ngjarjeje.

Informacion më të detajuar do të japë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në përfundim të veprimeve të para hetimore.

ME TE LEXUARAT