Ambasada amerikane i jep lamtumirën Yuri Kim, e mbushin me dhurata simbolike

Politikë

Ambasada amerikane i jep lamtumirën Yuri Kim, e mbushin me dhurata

Ambasada amerikane në Tiranë  i ka dhënë lamtumirën Yuri Kim si kryediplomate e SHBA-ve në vendin tonë. Në faqen zyrtare të ambasadës tregon dhe dhuratat me të cilat po e përcjell stafi i saj ish-ambasadoren tashmë.

Ambasada amerikane i jep lamtumirën Yuri Kim, e mbushin me dhurata

Lamtumirë Ambasadore Kim!

Komuniteti i ambasadës u mblodh këtë javë për t'i thënë lamtumirë Ambasadores Yuri Kim teksa ajo niset nga Shqipëria për detyrën e saj të radhës në Uashington DC.


Stafi amerikan dhe shqiptar ndanë vlerësimet për ambasadoren për përpjekjet e saj për të çuar përpara marrëdhëniet dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, udhëheqjen e saj dhe për dhembshurinë dhe kujdesin e saj për punonjësit e Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Ambasada amerikane i jep lamtumirën Yuri Kim, e mbushin me dhurata

Stafi i dhuroi ambasadores një flamur të veçantë shqiptar dhe një album fotografik nga këto tre vjet e gjysmë të saj në Shqipëri. Detashmenti i Gardës së Marinës të Shteteve të Bashkuara i dhuroi ambasadores flamurin amerikan që valonte nga shtiza e flamurit të ambasadës

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion