Akuza e fortë e kandidatit të PD: Janë trafikuar votat brenda listës së PD, do e çoj në Prokurori!

Politikë

Akuza e fortë e kandidatit të PD: Janë trafikuar votat brenda

Kandidati i listës së hapur të PD në qarkun Durrës, Aulon Kalaja, ka bërë një denoncim të fortë këtë mbrëmje në Top Story në Top Channel.

Ai ka dalë i dyti më i votuar në këtë listë, por pa siguruar një mandat, pasi i ka kaluar Arian Ndoja që ka deri tani 8209, ndërsa Kalaja 7255 vota.

Sipas këtij të fundit votat e tij janë manipuluar brenda kutisë, dhe akuzat i drejton brenda partisë së tij.

“I kam bërë thirrje SPAK, që këtë telefon ta vinin në përgjim dhe të shihnin kam blerë vota. Këto janë vota të pastra, unë nuk i njoh njerëzit që më kanë votuar. E kam me konkurrentët brenda partisë, jo vetëm ma kanë vjedhur por dhe ma kanë trafikuar brenda kutisë, dhe për këtë do të bëjë kallëzim. Krimi është brenda kutisë, dhe i kam lënë vetë, që të shkojmë në prokurori se dikush duhet të bëhet shembull”, u shpreh ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion