Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, qëndron një orë në Prokurori, shmang komentet për mediat

Politikë

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, qëndron një orë në

Në zbatim të masës së sigurisë caktuar nga Gjykata, Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës u paraqit në Prokurorinë e Posaçme.

E shoqëruar nga avokati i saj, Maks Haxhija, ajo qëndroi përreth një orë brenda ambienteve të Prokurorisë e cila po e heton për tri vepra penale, “korrupsion”, “pastrim parash” e “fshehje të të ardhurave”.

Pasi doli nga institucioni i akuzës bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, refuzoi t’i përgjigjej interesit të medias.

ME TE LEXUARAT