Kryetarja e deleguar e Bashkisë Tiranë shkarkon nënkryetaren Sara Goxhaj dhe sekretarin e Përgjithshëm

Aktualitet

Kryetarja e deleguar e  Bashkisë Tiranë shkarkon nënkryetaren

Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani shkarkoi nga detyra nënkryetaren Sara Goxhaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Alban Dokushi.

Anuela Ristani rimori drejtimin e institucionit të enjten.

Ndërkohë, tri ditë më parë, Erion Veliaj nxori një urdhër, ku i jepte kompetencat e tij pikërisht Sara Goxhajt, që sot u shkarkua. Por, më pas, Veliaj e ndryshoi vendimin, pasi sikurse u shpreh, ridelegimi i kompetencave ishte i gabuar pasi kishte menduar që ekipi drejtues ishte dakordësuar më parë.

Kryetarja e deleguar e  Bashkisë Tiranë shkarkon nënkryetaren

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion