Shënohet viktima e 16-të nga shembja e tendës së stacionit të trenave në Novi Sad

Aktualitet

Shënohet viktima e 16-të nga shembja e tendës së stacionit

Një i ri i cili mbeti i plagosur rëndë nga shembja e një tende në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ka ndërruar jetë pas katër muajsh e 20 ditësh luftë për jetën, duke u bërë viktima e 16-të e kësaj tragjedie që ka bërë që studentë dhe qytetarë në Serbi të protestojnë prej muajsh.

Ai është Vukashin Crnçeviqin, 18-vjeçarin e diplomuar në gjimnaz, i cili më 27 janar u transferua në Akademinë Mjekësore Ushtarake (MMA) nga Qendra Klinike Universitare e Vojvodinës, ku gjendja e tij ishte kritike, por stabile.

Një flamur i zi u shfaq në ndërtesën e shkollës dhe rrjetet sociale u mbushën me mesazhe ngushëllimi.


Në shenjë kujtimi, sot në disa qytete u mbajtën 16 minuta heshtje një minutë për çdo viktimë të humbur të aksidentit tragjik.

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën në Novi Sad, Serbi më 2 nëntor si pasojë e shembjes së pjeshme së strehës së stacionit të trenit ku ata po prisnin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion