Andi Bushati braktis studion e emisionit "Open": Këtu regjinë e bën Taulant Balla

Aktualitet

Andi Bushati braktis studion e emisionit "Open": Këtu

Gazetari Andi Bushati eshte larguar nga studio ende pa mbaruar emisioni “Open” në TCH mbrëmjen e së mërkurës kur po diskutohej vrasja e Elbasanit.

Në një moment është futur në lidhje me Skype deputeti i PS-së, Taulant Balla dhe moderatorja e emisionit Eni Vasili tha se do të transmetonte deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Balla kundërshtoi dhe tha se nuk mund të fliste për Bardhin dhe as të komentonte deklaratat e tij.

Në këtë pikë Vasili ndryshoi rrjedhën e emisionit dhe vendosi që ta lexonte vetë atë që kishte thënë Bardhi ndërsa Balla vijonte të kundërshtonte për të dëgjuar deklaratat e Bardhit.

Pas ketyre komenteve gazetari Andi Bushati tha se ishte e papranueshme që regjinë e emisionit ta bënte Taulant Balla dhe në mënyrë demonstrative u largua nga emisioni.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion