Nafta në Kosovë shkon 1.79 euro/ Qytetarët: Çmimet janë të papërballueshme krahasuar me pagat

Kosovë&Rajon

Nafta në Kosovë shkon 1.79 euro/ Qytetarët: Çmimet

Çmimi i naftës në Kosovë ka arritur në 1.79 euro për litër, duke shtuar presionin mbi qytetarët dhe bizneset. Shtrenjtimi i karburanteve pritet të reflektohet edhe në çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tjera.

Rritja e çmimeve të karburanteve po rëndon gjithnjë e më shumë buxhetet familjare në Kosovë, ku nafta ka arritur në 1.79 euro për litër, benzina në 1.52 euro, ndërsa gazi në 62 cent

Qytetarët shprehen të shqetësuar jo vetëm për koston e drejtpërdrejtë të furnizimit, por edhe për efektin zinxhir që shtrenjtimi i karburanteve mund të ketë te çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tjera, për shkak të kostove më të larta të transportit.

Për qytetarë të tjerë, rritja e çmimeve po e bën jetën gjithnjë e më të vështirë

Për emigrantët e kthyer nga pushimet çmimet në Kosovë janë të larta në raport me pagat.

Rritja e çmimeve të karburanteve po kthehet në një nga shqetësimet kryesore për qytetarët, në një periudhë kur kostoja e jetesës mbetet e lartë dhe fuqia blerëse nën presion.

ME TE LEXUARAT