Policia Rrugore e Shkodrës “me dorë të hekurt”, ndëshkon shkelësit e rregullave të qarkullimit

Aktualitet

Policia Rrugore e Shkodrës “me dorë të hekurt”,

Policia Rrugore e Shkodrës është në aksion duke monitoruar të gjitha akset e qarkut për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.

Gjatë monitorimit, Policia Rrugore e Shkodrës ka proceduar penalisht 6 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, si dhe janë pezulluar 8 leje drejtimi.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 1006 masa administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:

-41 masa për parakalime të gabuara;

-193 masa për tejkalim të normave të shpejtësisë;

-6 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike;

-20 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

-3 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;

-20 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

-7 masa për qarkullim me xhama të errësuar;

-494 masa për parkim ose qëndrim të gabuar;

-222 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet e Policisë Rrugore të Shkodrës do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin e shkeljeve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

ME TE LEXUARAT