Policia mbush me gaz lotsjellës sheshin, protestuesit gjejnë strehë në një librari pasi shfaqin probleme në frymëmarrje

Aktualitet

Policia mbush me gaz lotsjellës sheshin, protestuesit gjejnë

Situata në protestën në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar. Policia ka përdorur sërish gaz lotsjellës në shesh, duke detyruar disa protestues të largohen nga zona e përplasjes.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë disa protestues që janë futur në ambientet e një librarie pranë sheshit, pasi kanë shfaqur shqetësime për shkak të gazit lotsjellës.

Përdorimi i gazit ka shkaktuar vështirësi në frymëmarrje dhe shqetësime te personat e pranishëm në zonë, ndërsa disa prej tyre kanë kërkuar strehim në ambientet e bizneseve përreth.

Protesta është shoqëruar gjatë orëve të fundit me përplasje mes protestuesve dhe Policisë.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion