Efektivët tentojnë të shoqërojnë një protestues / Persona të tjerë tentojnë ta shpëtojnë, policia u hedh gaz lotsjellës

Aktualitet

Efektivët tentojnë të shoqërojnë një protestues /

Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të Policisë kanë vijuar edhe në sheshin “Skënderbej”, ku efektivët kanë ndërhyrë për të shoqëruar një prej pjesëmarrësve në protestë.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë momentin kur disa efektivë tentojnë të marrin me vete protestuesin, ndërsa persona të tjerë ndërhyjnë për ta penguar shoqërimin e tij, mes tyre një grua dhe një djalë tjetër.

Situata është tensionuar më tej, teksa Policia ka përdorur gaz lotsjellës në drejtim të personave që po përpiqeshin të ndalonin ndërhyrjen e efektivëve.

Ndërkohë, situata në sheshin “Skënderbej” vijon të jetë e tensionuar, ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit vijojnë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion