Edi Rama largohet në mes të intervistës, publikohet bashkëbisedimi, gazetari amerikan e pyet për korrupsionin, ja përgjigja e tij(VIDEO)

Politikë

Edi Rama  largohet në mes të intervistës, publikohet

Intervista e kryeministrit Edi Rama me gazetarin amerikan Andrew Callaghan për platformën “Channel 5” është publikuar tashmë e plotë, pasi më herët ishte raportuar se biseda ishte ndërprerë papritur nga kreu i qeverisë shqiptare. 

Gjatë intervistës, gazetari amerikan e ka pyetur Ramën për një sërë çështjesh të ndjeshme që lidhen me Shqipërinë, përfshirë korrupsionin, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës.

Një prej momenteve më të tensionuara të bisedës ishte diskutimi mbi marrëdhëniet e kryeministrit me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, si dhe projektet e investimit të tij në bregdetin shqiptar.

Pyetjet e Callaghan kanë sjellë tension gjatë intervistës, e cila nuk ka përfunduar sipas parashikimit, pasi Rama ka vendosur të ndërpresë bisedën dhe të largohet.

Publikimi i videos së plotë vjen pasi lajmi për largimin e kryeministrit ishte bërë i ditur më herët, ndërsa tashmë bëhet e mundur të ndiqet e gjithë përballja dhe momenti kur intervista ndërpritet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion