Përplasje e tensione para Kuvendit të Kosovës, protestuesit hedhin mjete piroteknike gjatë fjalimeve të deputetëve

Kosovë&Rajon

Përplasje e tensione para Kuvendit të Kosovës, protestuesit
Protesta para Kuvendit të Kosovës është ashpërsuar gjatë fjalimeve të deputetëve në seancën e jashtëzakonshme. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Leonita Bajrami, protestuesit po hedhin mjete piroteknike në drejtim të godinës së Kuvendit.

Protesta është thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbështetje të ndryshimeve të propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Ndërkohë, brenda Kuvendit vijon seanca plenare, ku deputetët po shqyrtojnë projektligjin, pasi ai u miratua më herët nga Komisioni për Legjislacion me 9 vota pro dhe asnjë kundër.

Tensionet janë shtuar në momentin kur deputetët kanë nisur diskutimet në sallën plenare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion