Lekët e Mbrojtjes përfunduan për Hipizëm nga sipërmarrësit Arjeta Puca dhe Ron Yeffet, SPAK zgjeron hetimet

Aktualitet

Lekët e Mbrojtjes përfunduan për Hipizëm nga
Thellohet skandali me fondet e destinuara për mbrojtjen dhe pajisjet ushtarake. Arjeta Puca dhe Ron Yeffet hapën biznesin e kuajve dhe hipizmit me paratë e TIMAK. Biznesi Timak Horse ka seli në Equos Resort, njohur si prona e biznesmenit Ergys Agasi.

Teksa Agasi ishte në arrati, Puca dhe Yeffet hapën biznesin e kuajve. Aktualisht, Equos është i sekuestruar për llogari të SPAK dhe aferës AKSHI.

Këtë javë, Puca dhe Yeffet do të pyeten nga SPAK. Pas sekuestrimit të kontratave në Ministrinë e Mbrojtjes dhe TIMAK, hetimet vijojnë për pastrim parash, shpërdorim detyre dhe favorizim në tendera e gara publike.

Ndërsa nga hetimet e SPAKu zbukua se paratë e AKSHI-t përfunduan në çokollata, biskota, kështjella, avionë luksozë e jahte, paratë e Mbrojtjes përfunduan në hipizëm dhe kuaj./WebLajm/
Lekët e Mbrojtjes përfunduan për Hipizëm nga
Lekët e Mbrojtjes përfunduan për Hipizëm nga

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion