Pas gjobës prej 136 mijë paundësh, Xhaka përfshihet në debat të ashpër, disa tifozë tallen me të

Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, është filmuar duke u përfshirë në një debat të ashpër me disa persona, ku njëri prej tyre i bërtiste vazhdimisht “COVID” reprezentuesit zviceran.
Incidenti vjen vetëm një ditë pasi Xhaka u dënua me një gjobë prej rreth 136 mijë paundësh, ekzekutimi i së cilës është pezulluar, për sigurimin e një certifikate të falsifikuar të vaksinimit kundër COVID-19 në vitin 2022, gjatë kohës kur ishte pjesë e Arsenalit.
Xhaka pranoi se e kishte siguruar certifikatën për shkak të frikës dhe mosbesimit të tij lidhur me vaksinën. Që atëherë, ai ka kërkuar falje publikisht, ka marrë përgjegjësinë për veprimet e tij dhe ka bashkëpunuar me autoritetet zvicerane.
Kjo çështje bëri që 34-vjeçari të mungonte edhe në katër ndeshje ndërkombëtare mtvicrën.
Ndonëse Xhaka e ka pranuar gabimin e tij, pamjet e përballjes me personat në publik kanë hapur një tjetër debat rreth mënyrës se si trajtohen futbollistët jashtë fushës së lojës.
Personat në video dyshohet se janë tifozë të rivalit të përbetuar të Sunderlandit, Neëcastle, derisa ai ishte së bashku me gruan e tij në një dyqan.
Xhaka iu bashkua Sunderlandit në vitin 2025, nga Bayer Leverkuseni, për një shumë prej 15 milionë euro.
Më herët, Xhaka kishte luajtur në Premierligë edhe për Arsenalin.


