Panik në Athinë, autoritetet në ‘alert’ pas njoftimit për bombë brenda Parlamentit

Kosovë&Rajon

Panik në Athinë, autoritetet në ‘alert’ pas njoftimit

Një alarm për bombë u njoftua përmes një telefonate që paralajmëronte për vendosjen e lëndës shpërthyese në parlamentin e Greqisë.

Mediat greke raportojnë se sipas informacioneve fillestare, një person i panjohur kontaktoi qendrën e thirrjeve të Parlamentit dhe raportoi se një shpërthim bombe ishte gati të ndodhte.

Autori nuk dha një afat kohor specifik për shpërthimin.

Autoritetet u mobilizuan menjëherë dhe ndërtesa në Athinë po inspektohet nga Departamenti i Asgjësimit të Municioneve Shpërthyese.

ME TE LEXUARAT