Nis me tensione seanca plenare në Kuvend, opozita i bie tavolinave, bllokojnë edhe foltoren
Lajmifundit
/
29 October 2026, 10:21
Politikë

Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me tensione dhe kaos. Në momentin që kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka marrë fjalën për të lexuar rendin e ditës, deputetët e opozitës kanë nisur protestën e tyre duke i rënë tavolinave në shenjë revolte.
Përveç zhurmës në sallë, opozita ka ngritur lart pankarta me mesazhin “Me studentët”. Situata ka vijuar me tensione teksa deputetët opozitarë janë ngritur nga vendet e tyre dhe kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, duke mbajur pankartat në duar.

