Aksident i fortë në Korçë, pla'gosen dy gra, shoferi i BMW-së largohet nga vendi i ngjarjes
Lajmifundit
/
29 October 2026, 11:14
Aktualitet

Dy gra kanë mbetur të plagosura si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në qytetin e Korçës, në afërsi të Bankës Kombëtare.
Pas aksidentit, të dyja gratë janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ato dyshohet se kanë pësuar fraktura.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tip BMW, i përfshirë në aksident, është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka identifikuar automjetin dhe po punon për lokalizimin e tij.
Autoritetet pritet të japin detaje të mëtejshme lidhur me rrethanat e aksidentit dhe gjendjen shëndetësore të dy grave të plagosura.


