“Ngelshi vetëm, pa nipër, pa mbesa, pa fëmijë”, thirrja e gjimnazistit për policët: Hëngshi bukë pa vaj, pa kripë, pa domate

Aktualitet

“Ngelshi vetëm, pa nipër, pa mbesa, pa fëmijë”,
Një prej gjimnazistëve protestues në Tiranë, i ka dhënë një leksion morali efektivëve të Policisë, që janë angazhuar në kryeqytet, ndërsa revolta vijon.

Një moment i veçantë është regjistruar gjatë protestës në Tiranë, ku një student i është drejtuar efektivëve të policisë me një sërë mallkimesh në gjuhë popullore, duke shprehur zemërimin e tij ndaj tyre.

Në një video që po qarkullon nga protesta, studenti u uron efektivëve të mbeten vetëm në Shqipëri, pa fëmijë, nipër e mbesa.

“Mbetshi pa fëmijë, pa nipër, pa mbesa”, dëgjohet të thotë ai, përpara se ta mbyllë reagimin me një tjetër mallkim, këtë herë për kushtet më elementare të jetesës.

“Mbetshi pa bukë, pa vaj, pa kripë, pa domate”, shprehet studenti.

ME TE LEXUARAT