Sali Berisha feston sot datëlindjen, ndërsa Tirana është përfshirë nga protestat e të rinjve

Sali Berisha feston sot 82-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë, kreu i Partisë Demokratike ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit një fotografi pranë bashkëshortes së tij, Liria Berisha.
“Miq, sot 82 vjeç! Në vjeshtën më të bukur të jetës sime! Lavdi Zotit!”, shkruan Berisha.
Por, ndërsa për liderin demokrat është një ditë feste, panorama e Tiranës është krejt ndryshe.
Protesta vazhdon, ndërsa protestuesit kanë mbërritur në Kuvend.
Në këtë atmosferë të trazuar, postimi i Berishës vjen në një moment kur vëmendja publike është përqendruar te protestat, dëmet e shkaktuara dhe zhvillimet politike që pritet të pasojnë.


