Ndeshja Finlandë-Shqipëri, shiten mbi 21 mijë bileta

Aktualitet

Ndeshja Finlandë-Shqipëri, shiten mbi 21 mijë bileta
Finlanda është kundërshtari më i fortë në letër për Shqipërinë e Rolando Maran. Nordikët numërojnë dy pikë më pak se kuqezinjtë në grupin C1, për ta shndërruar duelin e kësaj të shtune në një finale të vërtetë.

Për sulmuesin, Daniel Hakans, Shqipëria është një kundërshtar i fortë dhe pritet që të aplikohet sistemi i kundërsulmit.

“Mendoj se mund të jetë një ndeshje pak më ndryshe kundër Shqipërisë. Ata e mbajnë topin më shumë se Bjellorusia, kështu që mund të ketë më shumë kundërsulme nga ana jonë.

Pasi ta kemi topin, duhet të fusim më shumë topa në zonë dhe në këtë mënyrë të krijojmë volum loje dhe rastesh”, tha futbollisti i Finlandës, Daniel Hakans.

Deri më tani, janë shitur mbi 21 mijë bileta, me atmosferën që pritet të jetë elektrizuese. 

ME TE LEXUARAT