Këshilli Bashkiak i Prrenjasit votoi në unanimitet kundër bashkimit me Bashkinë e Librazhdit

Aktualitet

Screenshot_10-3.jpg

Nga 17 anëtarë të pranishëm në mbledhjen e thirrur për tu shprehur për Reformën Territoriale, nuk pati ashnjë votë pro. Të 17 anëtarët votuan kundër bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin.

Pas votimit, kryetari i këshillit bashkiak deklaroi se vota e anëtarëve, në të vërtetë ishte zëri i qytetarëve.

“100% të anëtarëve të këshillit bashkiak shprehin votën kundër. Me votën e tyre ata shprehin edhe mendimet e qytetarëve, të cilët në konsultimet publike dolën kundër”, tha kryetari i këshillit bashkiak.

Në këtë mbledhje gjithashtu u bë publik raporti i dëgjesave me qytetarët.

Nga 400 qytetarë të pranishëm në konsultimet publike, 398 u shprehën kundër bashkimit me Librazhdin dhe 2 u shprehën pro.

Projekt ligji i dërguar bashkive nga grupi i deputetëve socialistë për Reformën Territoriale kërkon mendimin e qytetarëve dhe shprehjen e dokumentuar dhe argumentuar të këshillave bashkiakë dhe kryetarëve të Bashkive.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion