Ndërron jetë pas disa ditësh në komë 53-vjeçari që u rrëzua nga skela në Sarandë (EMRI)

Aktualitet

Ndërron jetë pas disa ditësh në komë 53-vjeçari

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, 53 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë.

sarande1-485x450-6ac5354a8e073.jpg

53-vjeçari ishte në gjendje të rëndë shëndetësore pas aksidentit të ndodhur mesditën e 29 shtatorit, kur u rrëzua nga një skelë teksa po punonte për lyerjen e fasadës së një banese.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Mit’hat Hoxha”, në lagjen nr. 4 të Sarandës. Pas rrëzimit, Kapetani pësoi dëmtime të rënda dhe, për shkak të gjendjes kritike, u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ai ndodhej në gjendje kome dhe nën kujdesin e mjekëve, por pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, 53-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur ndërsa Kapetani po kryente punime në fasadën e një banese në Sarandë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion