Maran vazhdon eksperimentin, bën dy ndryshime. Publikohen formacionet e Shqipëri-San Marino

Sport

Maran vazhdon eksperimentin, bën dy ndryshime. Publikohen formacionet e

Shqipëria luan sot përballë San Marinos në “Air Albania” një sfidë ku kuqezinjtë te drejtuar nga Rolando Maran duhet të fitojnë dhe të bindin.

Për shkak të rezultateve në grup, ndeshjet e fundit ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë do të jenë vendimtare, po ashtu si edhe golavarazhi. Ndaj duhet një fitore bindëse për të rregulluar edhe këtë të fundit në ndeshjen përballë modestëve të grupit.

Në krahasim me ndeshjen e mëparshme ndaj Finlandës, trajneri ka bërë vetëm dy lëvizje në formacion. I pari është i detyruar pasi Dajsinani merr vendin në katërkëndor pas pezullimit të Berishës dhe dëmtimit të Sherrit. Ndërkohë në mesfushë është Shehu ai i cili aktivizohet në vend të Ramadanit.

Paralelisht, vazhdon eksperimenti me dyshen Mitaj-Pilo në krahun e majtë, duke bërë të qartë se ky mund të jetë një opsion që do të shihet rregullisht edhe në vijim në radhët e kuqezinjve.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Dajsinani, Mitaj, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj, Pilo, Shehu, Asllani, Hoxha, Muçi, Manaj.

Trajner: Rolando Maran

SAN MARINO: Kolombo, Xhiokondi, Rosi, Fabri, Çevoli, L. Kapikioni, Zanoni, Meloni, Xhakopeti, Saliçioni, Della Balda

Trajner: Roberto Çevoli

dfggfdfgdgdfgdfdgf.jpg

ME TE LEXUARAT