Murrizi: Në Parlament deputetët s'kanë lidhje me qytetarët, e kanë me servilizmin ndaj kryetarit

Aktualitet

Murrizi: Në Parlament deputetët s'kanë lidhje me

Ish deputeti demokrat, Myslim Murrizi, thotë se në parlament tashmë nuk ka të zgjedhur nga populli por  të zgjedhur nga kryetari.

I ftuar në studion e ‘Çim Peka Live’  ai shprehu rezerva ndaj opozitës ndërsa theksoi nevojën për rritjen e besimit të qytetarëve drejt opozitës.

"Ai që është trimëruar sot në parlament nuk është trimëruar ndaj qytetarëve por ka dashur t’i bëjë qejfin Ramës, të më kesh  në konsideratë për listën tjetër.

Nëse nuk flasim realisht pse cedon besueshmëria  e të zgjedhurit nga zgjedhësit është se prej 5 palë zgjedhjesh ata nuk ndihen si njerëz që kanë detyrim shpirtëror ndaj atyre qytetarëve të 15 bashkive. Nuk kanë asnjë  lidhje. Lidhjen e kanë me servilizmin ndaj kryetarit.

Unë kam qenë çdo ditë në protestë me Flamingon. Kam dalë se kam parë një protestë ndryshe.

Kjo nuk do të thotë që na kanë zënë ca fëmijë amatorë fushën, e ne si ekip profesionistë nuk luajmë dot më, kemi shtyrë kampionatin se na kanë zënë këta. Ky është defekt i PD-së.

Për herë të parë  nga dhjetori I 1990 unë nuk njoh 70% të kryesisë së PD-së, as Berisha jo e jo.

Duhet ngritur besimi i opozitës. Nuk mund të na vjedhë protagonizmin e opozitës pelikani.

Këta nuk janë protesta janë tubime elektorale. Po të jenë  10 mijë vetë e di si ikin policët. E mbajnë frymën si në 1997. Ne kemi 5200 QV, po prumë sekretarë seksioni dhe kryetarët. E ka detyrë PD, jo flamingot. Nëse ka zënë sheshin flamingo shkojmë

ME TE LEXUARAT