Mësoni se ku ka përfunduar fanella e ndeshjes së lamtumirës së Lionel Messit me Argjentinën

Lionel Messi ka marrë një tjetër vlerësim simbolik në Argjentinë.
Fanella e veshur në ndeshjen e tij të fundit me përfaqësuesen argjentinase, sipas informacionit të publikuar, është vendosur në Muzeun e River Plate, pavarësisht se legjenda e futbollit nuk ka luajtur asnjëherë për këtë klub.
Ky nderim vjen pas lamtumirës emocionale të Messit në stadiumin Monumental, ku tifozët patën mundësinë të shprehnin mirënjohjen për kapitenin që udhëhoqi Argjentinën drejt sukseseve historike, përfshirë triumfin në Kupën e Botës 2022.
Përveç vendosjes së fanellës në muze, Messi thuhet se e ka firmosur atë dhe ia ka dedikuar tifozëve të River Plate.
Sipas të njëjtit informacion, ylli argjentinas është shpallur gjithashtu anëtar nderi i klubit.
Fanella tashmë është pjesë e koleksionit të muzeut të River Plate, duke u kthyer në një kujtim të veçantë të lamtumirës së Messit nga kombëtarja.


