Mashtrimi 5 mln euro me "Call Center", mbeten në burg 16 të pandehurit e grupit të Bruno Çobos

Aktualitet

Mashtrimi 5 mln euro me "Call Center", mbeten në burg 16 të
Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi dënimet e dhëna për 16 të pandehurit pjesë e grupit të Bruno Çobos të cilët mashtruan qytetarët europianë përmes Call Center.

Apeli la në fuqi dënimin me më shumë se 100 vite për 16 të pandehurit të cilët përvetësuan rreth 5 milion euro.

Skema e mashtrimit funksiononte përmes telefonatave që bëheshin nga grupi i Bruno Çobos, dhe qytetarëve u propozohej blerja online e aksioneve “Amazon”, me premtimin e fitimit të shumave të majme dhe të shpejta.

Fillimisht hetimi për këtë skemë mashtrimi nisi nga autoritetet italiane në shtator 2020 pas kallëzimit të një shtetasi italian, i cili kishte rënë pre e mashtrimit duke investuar në këtë skemë 700 mijë euro.

ME TE LEXUARAT