E trishtë, ndërron jetë legjenda e çiklizmit

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare legjenda e çiklizmit spanjoll, Ángel Arroyo. Bashkia e Avilës ka shpallur dy ditë zie në nderim të tij, ndërsa Arroyo do të kujtohet gjithmonë si një prej figurave që i sollën lavdi çiklizmit spanjoll.
Ángel Arroyo, një prej figurave më të rëndësishme të çiklizmit në Spanjë, ndërroi jetë në moshën 70 vjecare pas betejës me një sëmundje të pashërueshme. Lajmi u konfirmua nga bashkia e Avilës, e cila shpalli dhe dy ditë zie zyrtare.
Arroyo u bë protagonist në Tour De Francë në vitin 1983, kur përfundoi i dyti në klasifikimin e përgjithshëm, duke fituar ngjitjen legjendare të Puy de Dôme. Një vit më vonë, ai fitoi edhe një etapë në Morzine dhe e mbylli Tour-in në vendin e gjashtë.
Ishte një periudhë kur çiklizmi spanjoll po rifitonte besimin se mund të përballej sërish me më të mirëte Francës, Belgjikës dhe Italisë, përpara epokës së Pedro Delgado dhe Miguel Indurain.
Por karriera e Arroyo-s pati edhe një kapitull të dhimbshëm. Në Vuelta a España 1982, ai e përfundoi garën me fanellën e liderit, por më pas u penalizua për një test pozitiv dopingu dhe humbi fitoren. Profesionist nga viti 1979 deri në 1989, Arroyo fitoi etapa në Tour dhe Vuelta, si dhe gara të rëndësishme në Spanjë.
Pas tërheqjes, në moshën vetëm 32-vjeçare, jeta nuk i rezervoi privilegjet e një ish-kampioni. Pa kursime dhe pa një pension të sigurt, ai hapi lavazhe makinash dhe vazhdoi të punonte deri në moshë të madhe.


