“Lironi Turin”- Protesta zhvendoset te Komisariati nr.3: Polici këtu na ke, ti mbron kriminelë jo ne

Aktualitet

“Lironi Turin”- Protesta zhvendoset te Komisariati nr.3: Polici

Protesta në ditën e 133-të u zhvendos nga Kryeministria drejt Komisariatit nr. 3, aty ku ndodhet një protestues i arrestuar dy ditë më parë, gjatë revoltave para Parlamentit dhe dhunës policore.

Protestuesit marshuan përgjatë rrugës „Mine Peza“, duke bërë thirrje që policia të lirojë protestuesin e tyre. Ata thërrisnin se policia nuk mbron qytetarët, por kriminelët.

Pas fjalimeve të mbajtura para Kryeministrisë, qytetarët vijuan marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës kundër qeverisë.

Marshimi u zhvendos nga zona e Shallvareve drejt Unazës së Vogël, ndërsa protestuesit përsëritën kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të të gjithë kabinetit qeveritar.

Qytetarët janë shprehur të vendosur për të vijuar protestën, duke deklaruar se nuk do të largohen nga sheshi pa u larguar Rama nga pushteti.

ME TE LEXUARAT