Lëvizje në drejtimin e UKT-së së Durrësit, largohet drejtori vetëm dy muaj pas emërimit! Ja kush vjen në vend të tij

Aktualitet

Lëvizje në drejtimin e UKT-së së Durrësit, largohet

Vetëm dy muaj pas emërimit, Migen Duka largohet nga drejtimi i Ujësjellës-Kanalizimeve në Durrës.

Në vend të tij emërohet Albi Lika, duke shënuar një tjetër ndryshim në krye të SHRUKD-së brenda pak muajsh. Për largimin e Dukës, SHRUKD nuk ka dhënë asnjë shpjegim zyrtar.

Administratori i ri u prezantua këtë të hënë para stafit të ndërmarrjes, në prani të drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, Fludian Çuka.

Albi Lika vjen nga sektori privat. Si inxhinier elektrik, ai ka punuar dhe në Autoritetin Portual Durrës.

Prej tetorit 2017 ka qenë administrator dhe bashkëthemelues i kompanisë “Electrical & IT Solution”, e cila ushtron aktivitet në fushën e punimeve civile dhe elektrike.

Administratori i larguar Duka nga Elbasani, inxhinier i ri hidroteknik dhe biznesmen, ishte emëruar në gusht, duke zëvendësuar Olsen Kavallin.

Deri tani, SHRUKD nuk ka dhënë asnjë shpjegim për largimin e tij pas një periudhe kaq të shkurtër në detyrë. Ky është ndryshimi i dytë në drejtimin e SHRUKD-së brenda pak muajsh, ndërsa mbeten të paqarta arsyet e këtij rotacioni.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion