Letër publike Ramës dhe ministrave/ Personat me aftësi të kufizuara: Mungon vullneti politik për të respektuar të drejtat tona

Politikë

Letër publike Ramës dhe ministrave/ Personat me aftësi të

Përmes një letre publike, rrjeti i organizatave të personave me aftësi të kufizuara i është drejtuar zyrtarisht kryeministrit Edi Rama, ministers së Shhëndetësisë Klodiana Spahiu, ministrit të Financave Petrit Malaj dhe ligjvënësve në Parlament, mbi problematikat që hasin në përditshmëri, në atë që e cilësojnë si  ‘luftë’ për eliminimin e të gjitha barrierave që pengojnë pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuar në shoqëri në kushte të barabarta me të tjerët; garantimin e jetesës së pavarur dhe ndërtimin e një shoqërie me të vërtetë gjithëpërfshirës.

Letra sipas tyre, merr shkas nga disa zhvillime ligjore të kohëve të fundit që ata i konsiderojnë tejet shqetësuese, të cilat sipas tyre janë jo në pajtim me parimet, kërkesat dhe standardet e parashikuara në Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, në Strategjinë e Bashkimit Evropian për Personat me Aftësi të Kufizuara 2021-2030 me amendamentet përkatëse, si dhe me 18 elementet përbërëse të jetesës së pavarur.

Në letër ata kërkojnë arsim më cilësor dhe jo diskriminues ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe punësim të barabartë.

‘Ndërkohë, personat madhorë përballen me probleme po aq të mprehta që lidhen me prindërimin, asistencën personale, shërbimet rehabilituese, formimin profesional dhe përfshirjen në tregun e punës. Këto mungesa burimesh jetese dhe kosto shtesë të lidhura me aftësinë e kufizuar, e bëjnë jetesën e tyre jashtëzakonisht të vështirë.

Financim i pamjaftueshëm i shërbimeve Niveli i shpenzimeve për mbrojtjen sociale në Shqipëri mezi arrin në 10% të PBB-së, më i ulëti në Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që në BE ky nivel është 28%’, citohet në letër.

Sipas rrjetit të organizatave të personave me aftësi të kufizuara, të gjitha çështjet e ngritura nuk janë thjesht problematika teknike apo administrative, por tregues të një mungese të dukshme vullneti politik për të zbatuar ligjin dhe për të respektuar të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

Letër publike Ramës dhe ministrave/ Personat me aftësi tëLetër publike Ramës dhe ministrave/ Personat me aftësi tëLetër publike Ramës dhe ministrave/ Personat me aftësi tëLetër publike Ramës dhe ministrave/ Personat me aftësi të

 

Letër publike Ramës dhe ministrave/ Personat me aftësi të

ME TE LEXUARAT